Lajmet

Orari i punes

E hënë, e martë, e enjte prej orës 13:00 - 17:00

E mërkurë, e premte prej orës 9:00 - 13:00


Klinika Aura, Powered by Joomla!

Me rastin e vizitës së parë në klinikën AURA Ju lutem mundësisht të sillni:
• Regjistrin e shkruar të ankesave dhe pyetjeve eventuale për mjekun.
• Regjistrin e të gjitha medikamenteve të cilat jeni duke i përdorur ose i keni përdorur në kohën e fundit sidomos holluesit e
gjakut (antikoagulantët).

• Dokumente tjera me rëndësi mjekësore si raporte të shkruara të vizitave të mëhershme mjekësore, fletëlëshime etj.  
• Çfardo lloj dokumenti të ekzaminimeve të mëhershme, EEG regjistrime, doppler ekzaminime, CT ose MRI filma, rezultate të ekzaminimeve biokimike.

 

Ju lutem pregadituni për ditën e ekzaminimit në klinikën AURA:
• Lahuni ose bëni një dush  
• Mos përdorni losione të ndryshme ose krema të yndyrshme trupi  
• Flokët duhen të jenë të larë pa gel dhe spray për flokë
• Veshuni me ndërresa komfore, për femra ju lutem  veshni çorape, shmangiuni getave (hula-hop) dhe fustanave të një pjese.
• Mos ejani me bark të zbrazët, konzumoni ushqim të lehtë.

 

Te  Ju lutem i tregoni mjekut:
• Nese ju shkaktohen vredat (hematomat) 
• Keni sëmundje gjaku
• Jeni alergjik në ndonjë medikament
• Keni infeksion lëkure
• Keni çfarëdo sëmundje me inters për shëndetin tuaj.